Lajmet

Degrees paraqet ikonën e kushteve të motit pranë menuve të kompjuterit tuaj Mac

Mar 30 2013
0 Shpërndarje
Degrees paraqet ikonën e kushteve të motit pranë menuve të kompjuterit tuaj Mac

DegreesFatkeqësisht jo të gjithë përdoruesit përfitojnë nga koleksioni i aplikacioneve të thjeshta (widgets) OS X Dashboard, madje disa mendojnë se Apple e ka çaktivizuar këtë shërbim prej kohësh. Në fakt kjo gjë nuk është e vërtetë.

Përkundrazi është e këshillueshme që paketat e këtij koleksioni të kontrollohen herë pas here pasi ofron komponente interesante si p.sh parashikimi i motit.

Megjithatë përdorimi i Dashboard për të kontrolluar gjendjen e motit nuk është gjithnjë i përshtatshëm krahasuar me shtimin e një ikone pranë menuve që paraqet në mënyrë të detajuar temperaturën aktuale dhe kushtet e motit.

Informacionet rreth motit mund t’i merrni në këtë lloj forme nëpërmjet një aplikacioni të quajtur Degrees që mund ta shkarkoni nga dyqani on line i Mac.

Ky aplikacion ofrohet pa pagesë. Pasi të keni përfunduar instalimin mund të klikoni tek ikona e re qe do shfaqet dhe mund të përcaktoni vendndodhjen ose prisni derisa aplikacioni ta përcaktojë automatikisht.

Në qoftë se pjesa e menuve është tepër e ngarkuar atëherë keni opsionin e përzgjedhjes, nëse doni të shihni vetëm temperaturën aktuale ose vetëm parashikimin e motit.

Aplikacioni suportohet nga OS X 10.6 dhe versionet e tjera pas tij. (PCWorld Albanian)

Tags >

Mac
Lajmet e fundit>