Harduer

Del fotografia e smartfonit Lumia 928

Apr 9 2013
0 Shpërndarje
Del fotografia e smartfonit Lumia 928

Lumia 928Gjatë fundjavës, personazhi i njohur për foto të reja aparatesh @evleaks nxorri disa imazhe të cilat ai thoshte se i përkisnin smartfonit më të ri të Nokia-s, Lumia 928, i cili do të ketë sistem operativ Windows Phone 8.

Fotografia e dalë tregon smartfonin i cili ka ngjyrë të bardhë, por burimet thonë se ai është gjithashtu i disponueshëm në ngjyrë të zezë.

Gjithashtu nga pamja duket se ka një “speaker” anësor i cili i mungon Lumia 920.

Nëse kjo është e vërtetë, atëhere dëgjimi i muzikës do të bëhet më i lehtë sesa në versionin paraardhës.

Nga sa është thënë më parë, Lumia 928 do të ketë një kapak polikarbonat dhe do të ketë gjithashtu një version të kamerës PureView i cili është i ngjashëm me atë të 920.

Detaje zyrtare të mëtejshme rreth pajisjes pritet të dalin këtë pranverë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Lumia
Lajmet e fundit>