Harduer

Del iPadi i ri

Mar 8 2012
0 Shpërndarje
Del iPadi i ri

iPad tani është bërë vetëm iPad “i ri” – tani është bërë largimi i numërimit të versionit të kaluar. Apple TV mbetet Apple TV. Që të dy këto produkte duken ngjashëm me paraardhësit e tyre. Por sa i përket iPadit, janë bërë disa ndryshime të theksueshme.

Për ata që nuk kanë dëgjuar, iPadi i ri paraqet një ekran me rezolucion të lartë. Pajisja ka një paraqitje retinë prej 9.7 inçëve, që nënkupton 2048 me 1536. HDTV juaj ka vetëm një rezolucion prej 1920 me 1080. Po ashtu është – kjo pajisje ka marrë më shumë piksellë se televizioni juaj në HD të plotë.

Si rezultat i kësaj, ekrani në pajisje është vërtet mahnitës. Aplikacionet dhe ikonat e përshtatura tani vërtet ngritën mjaft mirë. Kur jeni duke shikuar në uebfaqe ose libra, tekstet duken më mprehtë   dhe më qartë. Lojërat duken shkëlqyeshëm gjithashtu, megjithëse shumica e lojërave ende nuk janë përditësuar për rezolucionin e ri.

Ajo që është më mbresëlënëse është që hardueri që e paraqet pamjen nuk ngurron aspak.

Ashtu siç u tha më sipër, iPadi i ri është fizikisht i ngjashëm me modelin e fundit, megjithëse është pak më i rëndë dhe është pak më i trashë (0.37 inçë në krahasim me versionin e kaluar që ishte me 0.34 inçë). Ju me siguri që nuk do ta vëreni kur ta vëreni këtë dallim në duart tuaja.

Apple është duke sjellë funksione të ngjashme të aplikacioneve për desktop në iPad.

Që të dy produktet, iPad dhe Apple TV, do të jenë në treg më 16 mars, megjithëse ju mund ta bëni porositjen që tani. Një iPad që ka diskun prej 16GB kushton 499 dollarë, ndërsa çmimet e tjera ndryshojnë deri në 729 dollarë nëse dëshironi që ta keni një disk 64GB dhe të dhëna 4G. Apple TV i ri do të mbesë në çmimin e vet prej 99 dollarëve./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>