Biznes

Del në ankand koleksioni i përbërë nga 11000 lojëra kompjuterike

Jun 16 2014
0 Shpërndarje
Del në ankand koleksioni i përbërë nga 11000 lojëra kompjuterike

2550873-gamesMe më shumë se 11000 lojëra, Michael Thomasson zotëron koleksionin më të madh të video lojërave në botë, që njihet si rekord edhe nga Libri i Rekordeve Guinness. Michael Thomasson ka vendosur që ta shesë këtë thesar me lojëra dhe ka vendosur që ta nxjerrë koleksionin e tij në ankand.

Çmimi, të cilin Michael Thomasson e vlerësonte koleksionin e tij varionte nga 700 000 dollarë deri në 800 000 dollarë, por kërkesa më e lartë në ankand ka qenë vetëm 50 000 dollarë.

Thomasson ka shpenzuar 30 vjet për koleksionimin e këtyre video lojërave, ku 2750 prej tyre janë të papërdorura, ndërsa pjesa tjetër ndodhen në kutitë e tyre origjinale. Thomasson shprehet se familja e tij ka nevojë për para prandaj ai ka vendosur të shesë koleksionin e tij. (PCWorld Albanian)

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>