Harduer

Del në shitje kloni kinez i iPhone 6

Jul 14 2014
0 Shpërndarje
Del në shitje kloni kinez i iPhone 6

gsmarena_007Telefonët inteligjent të kompanisë Apple, iPhone, kanë qenë gjithmonë një ndër produktet më të përdorura dhe më popullore në treg. Në të kaluarën kemi parë shumë kopje me cilësi të ulët të këtyre telefonëve.

Me sa duket kjo traditë ka vazhduar edhe me iPhone 6, i cili nuk ka dalë ende në treg. Edhe pse iPhone 6 nuk është prezantuar akoma për tregun e pajisjeve teknologjike, ju mund të gjeni shumë thjesht klone kineze funksionale të tij me një çmim shumë të ulët.

Dizajni i këtij telefoni është bazuar në fotot e iPhone 6, të cilat qarkullojnë në internet prej disa javësh. Kloni kinez ka një sistem operativ, i cili kopjon pamjen e sistemit origjinal iOS. Nuk ka asnjë të dhënë mbi parametrat e këtij telefoni, por mesa kemi parë në klonet e mëparshme funksionojnë në bazë të një procesori me fuqi të ulët. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>