Harduer

Del në shitje smartfoni i parë rus Yotaphone

Dec 5 2013
0 Shpërndarje
Del në shitje smartfoni i parë rus Yotaphone

05russphone-span-articleLargeDuke filluar nga dita e mërkurë, në tregun rus dhe në disa prej tregjeve evropiane do të jetë i disponueshëm për shitje smartfoni i parë rus, i cili mban emrin Yotaphone dhe është zhvilluar nga kompania startup Yota Devices.

Smartfoni do të shitet për 675 $ në Evropë dhe 600 $ në Rusi, një çmim pak më i ulët se konkurrentët më të fortë, Apple iPhone 5 dhe Samsung Galaxy S4. Telefoni operon me Android dhe ka ekran dual.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Vladislav Martynov, u shpreh se kjo do të reduktojë konsumin e baterisë dhe do të revolucionarizojë arkitekturën e telefonëve. Ai shtoi se ekrani i pasëm do të tregojë informacione, përfshi postime nga Facebook-u dhe Twitter-i, edhe kur telefoni nuk është në përdorim. “Para Yotaphone, kjo hapësirë ishte boshe,” tha ai.

05twoscreen-popupTregu rus është më tepër i famshëm për kompani softuerike, siç është edhe Kaspersky Lab, zhvilluesi i antivirusëve, apo edhe motori i kërkimit Yandex. Deri tani, nuk ka pasur kompani teknologjike që të hyjnë fuqishëm në tregje të tjera të kësaj fushe.

Për herë të parë, smartfoni Yotaphone u prezantua në International Consumer Electronics Show në Las Vegas në janar të këtij viti, ku fitoi edhe çmimin CNET Best of CES për “Hottest Mobile Device.”

Aktualisht, telefoni po prodhohet në Singaport, Tajvan dhe Kinë, por kompania u shpreh se në një të ardhme, prodhimi mund të kalojë në Rusi. Telefoni ka ekran 4.3-inç 1280 HD, pak më të madh se ai prej 4 inç i iPhone-it dhe më të vogël se 5 inç i Samsung Galaxy S4. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>