Harduer

Del në shitje telefoni i parë i Projektit Tango Asus ZenFone AR

Aug 4 2017
0 Shpërndarje
Është kjo që e bën këtë telefon një zgjidhje interesante për ata që duan të kenë në duar teknologjitë më të fundit. Del në shitje telefoni i parë i Projektit Tango Asus ZenFone AR

Pasi e prezantoi në konferencën CES të këtij viti, Asus filloi ditën e sotme shitjen e ZenFone Ar.

Kompania pretendon se ky është telefoni i parë i përshtatshëm me teknologjinë e Projektit Tango të Google dhe Daydream VR.

Është kjo që e bën këtë telefon një zgjidhje interesante për ata që duan të kenë në duar teknologjitë më të fundit.

Telefoni ka ekran 5.7 inç me rezolucion 2,560 x 1,440 Super AMOLED, procesor Snapdragon 821 2.35 Ghz, grafika Adreno 530, 8GB RAM me 128 GB memorje të brendshme dhe bateri 5,000 mAh.

Edhe më interesant është kamera tri dimensionale i cili mat distancen mes objekteve dhe kap imazhe në 23 megapiksel.

Me këtë teknologji përdoruesit e Android mund të provojnë eksperiencat e realitetit virtual dhe të shtuar. Telefoni fillon nga 600 dollar për modelin 64GB deri në 700 dollar për modelin 128GB. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>