Lajmet

Del në treg versioni i Shazam për MacBook

Aug 2 2014
0 Shpërndarje
Del në treg versioni i Shazam për MacBook

gsmarena_001 (5)Kompania Shazam ka nxjerrë në treg versionin për kompjuterët Mac të aplikacionit të saj popullor me të njëjtin emër. Deri më sot ky aplikacion është përdorur vetëm në sistemet operative të telefonave inteligjent Android dhe Windows.

Versioni i Shazam në kompjuterët Mac të kompanisë Apple është i njëjtë me versionin e Shazam-it që përdoret në telefonët inteligjent. Ndryshimi i vetëm është që në kompjuter ky aplikacion do të jetë aktiv gjatë gjithë kohës, duke njohur të gjitha këngët, filmat ose serialet televizive.

Në momentin që Shazam njeh një këngë, ju do të viheni në dijeni nga një dritare e vogël që do të hapet në kompjuterin tuaj. Shazam për kompjuter është falas dhe mund të shkarkohet në një mënyrë të thjeshtë nga interneti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>