Harduer

Del në tregun e Holandës smartfoni Galaxy S4 Value Edition

May 26 2014
0 Shpërndarje
Del në tregun e Holandës smartfoni Galaxy S4 Value Edition

Samsung-Galaxy-S4-i9515-Value-Edition-509x400Dihet që Samsung dëshiron lëshimin e disa llojeve të smartfonëve përreth botës. Njëri nga këta modele, “Samsung Galaxy S4 Value Edition” është lëshuar zyrtarisht në Holandë. Telefoni për momentin është në shitje në këtë vend me çmimin prej 398 euro pa kartë SIM, që mund të merret edhe pa pagesë në plane të ndryshme mujore për pagim të shërbimeve telefonike të bartësve telefonikë.

Ka pak dallim mes Galaxy S4 dhe Galaxy S4 Value Edition. Value Edition vjen me Android 4.4 (që është njëra nga dallimet kryesore) dhe ka një mbulues të pasmë që pak është i shkulur. Pjesa tjetër e veçorive janë njësoj sikur S4-shi i lëshuar për Evropë – paraqitje prej 5 inç Super AMOLED, në HD të plotë, procesor katër-bërthamor 1.9GHz Snapdragon, 2 GB RAM, 16 GB disk të brendshëm, kartën microSD dhe kamerë të pasme prej 13 megapiksellëve. Veçoritë e tjera janë 2600 mAh bateri, opsione të zakonshme të lidhjes dhe kamerën të përparme prej 2 megapiksellëve. Nuk ka informacioe se kur do të lëshohet në tregjet e tjera, por edhe mund të ndodh që të mos lëshohet në shumë vende. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>