Lajmet

Del online versioni kinez i Windows 8

May 31 2012
0 Shpërndarje
Del online versioni kinez i Windows 8

Data e publikimit të inspektimit te Windows 8 do të realizohet këtë të premte, por nëqoftëse nuk prisni dot sa të merrni versionin beta, një version online është hedhur në treg. I vetmi problem është se imazhet janë në gjuhën kineze, gjithsesi disa përdorues kanë bërë të mundur të marrin pjesë të sistemit në anglisht. Kopje të Windows 8 ishin të disponueshme në disa uebfaqe kineze, gjithashtu ThePirateBay ju lidh me një material 3.29GB të cilin ju mund ta shkarkoni.

Sipas një screenshot të postuar nga një përdorues në një video në Winbeta.com, kjo dalje duket se është e vërtetë, dhe ka përmirësime nga Windows 8 origjinal. Metro-styles, udhëtime dhe aplikacione sportive i janë shtuar në sistem. Aplikacioni i e-mail është bërë gjithashtu më i lehtë për tu përdorur, dhe i kanë bërë ndryshime me qëllim që të jetë më i lehtë dallimi midis atyre të shikuara dhe atyre jo. Kolonat e gjata vertikale përfaqësojnë fotot tuaja onlinë si në Facebook, Flickr, Pictures Library dhe SkyDrive të cilat janë zëvendësuar nga thumbnails më të vogla. Duket gjithashtu që mund ë rregullosh sfondin nga një aplikacion që në fillim.

Në qoftë se versioni i ri që Microsoft do të nxjerrë në korrik, do të jetë i ngjashëm me atë të nxjerrë në këto foto, të gjithë ata që shpresonin për ndryshime të mëdha do të mbeten të zhgënjyer. Butoni Start nuk duket fare dhe opsionet në anën e djathtë të ekranit duken njësoj.

N.q.se këtë version doni ta testoni është më mirë ta bëni në një Virtual Machine, në vend të një kompjuteri të mirëfilltë. Një numër i caktuar përdoruesish kanë raportuar vështirësi për ta instaluar . Duke marrë në konsideratë që versioni beta do të dalë nesër, është mirë mos ta provoni këtë version kinez.

Nëqoftëse këtë version të nxjerrë doni ta testoni, është më mir ta bëni në një Virtual Machine, në vend të një kompjuter të mirëfilltë.Një numër i caktuar përdoruesash kanë raportuar vështirësi për ta instaluar dhe ta nisin. Duke konsideruar që versioni beta do të dalë nesër, është mirë mos ta provoni këtë version kinez. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>