Lajmet

Del përfundimisht nga shërbimi iGoogle

Nov 2 2013
0 Shpërndarje
Del përfundimisht nga shërbimi iGoogle

rip-786x305I jepet lamtumira edhe një produkti tjetëer nga Google. Kësaj here ishte shërbimi iGoogle, i cili ishte një portal uebi i personalizuar nga vetë përdoruesit.

Këta të fundit mund ta përdornin atë si faqen e parë të shfletuesit para thjesht motorit të kërkimit Google.com për të marrë më tepër informacione mbi ato që po ndodhin në botë si dhe të dhëna të tjera që u interesonin atyre.

Mbyllja e shërbimit erdhi 8 muaj pas lajmërimit për përfundimin e tij. iGoogle u shua qetësisht: nuk kishte asnjë postim zyrtar në blog dhe linku i tij – google.com/ig – të çon tashmë në faqen e kërkimit të Google.

Edhe pse nuk ishte aq i suksesshëm apo aq shumë i përdorur nga Google Reader, i cili doli nga shërbimi në korrik të këtij viti, iGoogle ishte mjaft popullor mes njerëzve që parapëlqenin ta personalizonin faqen kryesore me lajme, lojëra, widgets si dhe informacione të tjera që ia vlen t’u hedhësh një sy gjatë ditës.

Gjithsesi, këto kohë Google-it i është dashur të krijojë prioritete dhe Google+ është fokusi kryesor.

Meqenëse iGoogle nuk ishte shërbimi që mund ta rendiste në të njëjtin nivel me Google+, nuk është çudi që doli nga qarkullimi. (PCWorld Albanian)

igoogle-730x551

Tags >

Google
Lajmet e fundit>