Lajmet

Del versioni i ri Skype 3.0 për Android

Nov 21 2012
0 Shpërndarje
Del versioni i ri Skype 3.0 për Android

Pasi kohë më parë arriti versioni Skype preview për Windows Phone 8, në dyqanin Google Play është shfaqur edhe versioni i ri i këtij aplikacioni për Android.

Skype 3.0 për Android në rend të parë sjellë ndërfaqe të re për tabletët Android. Navigimi dhe menuja janë ridizajnuar komplet, gjë që rezultoi me shfrytëzim më të mirë të hapësirës në dispozicion.

Nga risitë tjera përmendim se është përmirësuar cilësia e përgjithshme e video thirrjeve, kurse është mundësuar edhe aplikimi përmes llogarisë së Microsoft-it.

Skype për Android është në dispozicion në pajisjet me versionin Android 2.1 e lartë të cilën punojnë me procesor me fuqi së paku 800 MHz.

Kur janë në pyetje tabletët, tani për tani Skype është konfirmuar për modelet Samsung Galaxy Tab 2, Nexus 7, ASUS Transformer Prime e disa të tjerë, kurse mund të konfirmojmë se punon edhe në Samsung Galaxy Note 10.1. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>