Lajmet

Del zyrtarisht aplikacioni NASCAR për Windows 8

Dec 3 2012
0 Shpërndarje
Del zyrtarisht aplikacioni NASCAR për Windows 8

Para disa ditësh u bë dalja zyrtare e aplikacionit ESPN për Windows 8 në Windows Store.

Tani një organizatë tjetër sportive e gjeti rrugën për në sistemin e ri operativ.

NASCAR është i disponueshëm për shkarkim duke i lejuar të apasionuarve të këtij sporti të kenë akses 24 orë në lajme dhe video.

Aplikacioni do të punojë gjithashtu në pajisje RT.

Fatkeqësisht koha është pak e keqe se NASCAR 2012 ka përfunduar. Për këtë arsye lajmi kryesor do të jetë rreth javës së kampionëve që u zhvillua javën e kaluar.

NASCAR është një nga sportet më të ndjekura në SHBA. Me siguri më vonë do të shohim aplikacione të tjera të këtij lloji si NFL, NBA, MLB dhe NHL. (PCWorld Albanian)

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>