Lajmet

#DeleteUber, njerëzit kthehen kundër shërbimit online të taksive

Jan 30 2017
0 Shpërndarje
Pasi Uber rriti çmimin e udhëtimit drejt aeroportit e John F Kennedy në New York gjatë protestave kundër ligjit të emigracionit të Trump, konsumatorët kundërpërgjigjen ashpër në rrjetet social. #DeleteUber, njerëzit kthehen kundër shërbimit online të taksive

Lajmi i ndalimit të udhëtimeve në vendet me shumicë myslimane nga Trump u shpërnda me shpejtësi dhe njerëzit u ngritën në protestë në aeroportet përgjatë SHBA-së. Në mbështetje të protestave, Aleanca e Punëtorëve Taxi të New York, i kërkoi pjesëtarëve të vet që të shmangin Aeroportin Ndërkombëtar John F Kennedy për një orë.

Kjo bëri që Uber të rriste çmimet e udhëtimit drejt Aeroportit. Pas grevës, Uber postoi në Twitter se rritja e çmimeve është ndaluar.

Reagimet ndaj Uber që prishi grevën ishin të shpejta. #DeleteUber u bë popullor, teksa personat po nxisnin njëri tjetrin jo vetëm për të fshirë aplikacionin, por për të fshirë krejtësisht llogaritë e tyre në Uber.

Dan O’Sullivan ishte personi i parë që postoi këtë hashtag i nxitur nga veprimi i Uber. Ai tha se ky është një paralajmërim për çdo korporatë që mendon se mund të qëndrojë në krah të Trump dhe të bëjë para. Ai tha se ato do të paguanin çmimin.

Uber tha në një deklaratë se nuk kishte dashur të thyente asnjë grevë. Megjithatë, ky hashtag popullor demonstron se si konsumatorët Amerikan po përdorin taktika të ndryshme për të treguar mos kënaqësinë e tyre kundër kompanive që ato konsiderojnë se mbështesin Trump. (PCWorld Albanian)

Tags >

Uber
Lajmet e fundit>