Harduer

Dell Adamo XPS do të arrijë në treg në kohën e duhur për festa

Nov 5 2009
0 Shpërndarje
Dell Adamo XPS do të arrijë në treg në kohën e duhur për festa

Sipas parashikimeve ne mund të presim një laptop super të hollë me ekran LED 13.4 inç widescreen me përkrahje për 720p, procesor 1.4 GHz Intel Core 2 Duo me voltazh të ulët, grafikë të integruar GS45, 4GB DDR3 RAM, micro SSD të hollë me kapacitet 128 GB dhe Windows 7 Home Premium 64-bit.

Në terme të lidhjes, të pranishëm do të gjeni Wi-Fi 802.11 a/g/n, Bluetooth 2.1, njohuri për lokacionin, DisplayPort, dy porte USB 2.0 në secilën anë, etj.

Bateria 20 WHr Litium-Hekur mund të sjellë saktësisht 2 orë e 36 minuta kohë për të punuar, ose në vend të kësaj ju mund të zgjidhni versionin 40 WHr për 5 orë e 17 minuta kohë pune (kohëzgjatjet e baterisë janë të matura në laborator).

Të mirat tjera të paketuara përfshijnë ethernet dhe VGA/HDMI dhe për një çmim shtesë ju gjithashtu mund të merrni një njësi DVD+/-RW, një Blu-ray ose një njësi të jashtme me kapacitet prej 250 GB ose 500 GB.

Ky laptop gjithashtu ka edhe një veçori interesante: për ta hapur kapakun ju duhet të prekni një buton sepse është aq i hollë sa që nuk mund të hapet me gishtërinj.

Çmimi i paraparë për këtë produkt është 1.799 dollarë, ndërsa data e paraqitjes në treg do të jetë e afërt me festat e fundvitit.

Lajmet e fundit>