Lajmet

Dell bashkëpunon me Airbus për të ndihmuar pilotët të marrin të dhëna gjatë udhëtimit

May 13 2013
0 Shpërndarje
Dell bashkëpunon me Airbus për të ndihmuar pilotët të marrin të dhëna gjatë udhëtimit

Airbus ka bashkëpunuar me Dell për të ofruar një sistem (EFB) për operatorët e aeroplanëve A320 botërorë. Një EFB është një sistem elektronik për të parë dhe për të qenë interaktiv me funksionet e grupit të udhëtimit dhe për të zëvendësuar operacionet manuale tradicionale, për të ofruar perfomancë llogaritjesh dhe grafikë të aeroportit dhe grafikë navigimi.

Laptopët e Dell Latitude, që mbështet standardet rregulluese, do të ngarkohet me sistemin FlySmart dhe me softuerin Airbus, dhe do të instalohet si një pajisje e Class-2EFB. Kontrata fillestare mbulon linjën e aeroplanëve të Airbuss, por me kalimin e kohës mund të mbulojë dhe tipe të tjera.

Një sistem Class-2 EFB është një laptop portabël që lidhet me sistemet pilot të aeroplanëve dhe të ofrimit të fuqisë nëpërmjet një stacioni në dok. Pilotët mund ta heqin lidhjen nga aeroplani, ta marrin me të kur largohen dhe të vazhdojnë të punojnë të nxjerrin të dhëna për tu përgatitur për udhëtimin e ardhshëm.

“Pilotët do të përfitojnë nga teknologjitë portabël të IT për të parë dhe për të qenë në interaktivitet me dokumentacionet dhe informacionet kryesore gjatë të gjithë fazës së udhëtimit”, tha Didier Lux, zëvendës president i shërbimeve të konsumatorit në Airbus. “Zgjidhja nëpërmjet EFB do të shtojë vlerën dhe eficencën e punës ditore ”

Dy studentë ndërtojnë një aeroplan të printuar me 3D Printer

Një numër të kompanive të aeroplanëve po i lëvizin dokumentet e tyre drejt formateve dixhitale për ti gjetur lehtësisht dhe për të zvogëluar peshën e tyre. Alaska Airlines i vendosi manualët e udhëtimit në iPad dy vjet më parë dhe Quantas i vendosi manualët e iPad vitin a kaluar. (PCWorld Albanian)

airbus

Tags >

dell
Lajmet e fundit>