Harduer

Dell Canvas është një ekran 27 inç i stilit të Microsoft Surface Studio

Jan 6 2017
0 Shpërndarje
Dell Canvas është një ekran 27 inç i stilit të Microsoft Surface Studio

dellcanvas2-1440x960Gjatë ditës së parë zyrtare të CES 2017, Dell prezantoi produktin Canvas, në farë mënyre një paisje e ngjashme me Surface Studio por e ndryshme në shumë aspekte.

Canvas vjen së bashku me një stilolaps dhe një paisje e cila ngjan së shumti me “Dial” të Surface Studio. Dell e quan “totem.”

Megjithatë Canvas është ekran 27 inç quad HD dhe jo një kompjuter si Surface Studio. Është dizenjuar për të funksionuar me çdo kompjuter Windows 10. Rezolucioni prej 2560×1440 është më vogël sesa ai i Surface Studio prej 4500×3000 si dhe ka një çmim prej 1,800 dollarësh.

Zyrtarët e Dell thanë se zhvillimi i këtij produkti ka filluar vite më parë debutimit të Surface Studio në Tetor të 2016. Sipas njoftimit për shtyp, Dell e ka zhvilluar këtë paisje në bashkëpunim me Microsoft.

Pavarësisht nëse Microsoft është i “zemëruar” me Dell që krijon klone të produkteve të saj, ky i fundit beson se ka krijuar një kategori unike produktesh duke mos e quajtur Canvas thjesht një monitor por i pari i llojit me prekje, “totem” dhe stilolaps. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>