Lajmet

Dell: Çmimi i Windows 7 një pengesë potenciale

May 18 2009
0 Shpërndarje
Dell: Çmimi i Windows 7 një pengesë potenciale

Sipas shefit ekzekutiv të marketingut të Dell,  çmimi i Windows 7 mund të jetë një pengesë e mundshme për disa përdorues, megjithëse në çfarëdo aspekti tjetër ky sistem operativ është duke tejkaluar Vista-në.

“Nëse ka ndonjë gjë që mund të influencojë adoptimin, ti bëjë gjërat më të ngadalshme ose të shkaktojë pauzimin e konsumatorëve, është ASP-ja (average selling price – çmimi mesatar i shitjes) gjenerale e sistemeve operative, që është më e lartë sesa tek Vista dhe XP” tha Darrel Ward, drejtor i menaxhmentit të produkteve të grupit prodhues për klientët të biznesit të Dell, në një intervistë telefonike, duke u referuar në versione të ndryshme të sistemit opeartiv Windows 7, që pritet të paraqitet gjatë këtij viti.

Ward vazhdoi. “Në kohëra të vështira ekonomike, mendoj se është naïve të besohet se ju mund të rrisni çmimin mesatar dhe ende të shihni një nivel të njejtë sikurse të kishit rritur apo zvogëluar ato. Mund të ju them se licencimi është më i shtrenjtë se sa që ishte për Vista.” Në tregun e biznesit, Windows 7 Professional pritet të kushtojë më shumë sesa Windows Vista Business, të cilin po e zëvendëson Professional-i.  Disa shkolla dhe biznese më të vogla mund të mos jenë adoptees të hershëm për shkak të çmimit. “Shkollat dhe agjencitë qeveritare mund të mos jenë në gjendje të kapërdijnë çmimet (edhe ato shtesë). Disa biznese më të vogla mund të mos jenë në gjendje të kënaqen me këtë softuer në momentin që dëshirojnë ta bëjnë këtë” shtoi Ward.

Duke lënë çmimin anash, Ward tha se moment prapa Windows 7 është shumë më I madh në krahasim me Vista. “Kur Vista doli për të parën herë, nuk kishte motivimin e duhur për të bërë këto lloj shërbimesh që po i bëjmë tani. Nuk kishim një konsumator të qart për këto shërbime” tha ai. “Tani kemi një numër të dukshëm të konsumatorëve, të mëdhenj dhe të vegjël, të cilët janë realisht duke pritur për Windows 7 dhe veçse kanë shpalosur plane për të bërë tranzicionin drejt Windows 7, duke kërkuar edhe ndihmën e Dell. Kjo kërkesë dhe kjo mundësi është më e fortë dhe më e fuqishme sesa në të kaluarën”

Dhe Dell veçse është duke përgatitur organizatën e saj të shërbimeve me Windows 7. “Organziata jonë profesionale shërbyese është duke filluar të strukturoj ofertimin e shërbimeve të dizajnuara për të ndihmuar konsumatorët që të migrojnë imazhet e tyre, aplikacionet, infrastrukturën menaxheriale, aftësitë e sigursë, e kështu me radhë”

Më shumë se gjysma e konsumatorëve biznesor të Dell ende janë duke përdorur Windows XP dhe këta konsumatorë eventualisht do të duhet të azhurnojnë, sepse “XP nuk mund të jetoj përjetësisht”.

Për të ndihmuar përdoruesit të migrojnë lehtësisht nga XP në Windows 7, Dell përkrah modusin XP’ të sistemit të ardhshëm operativ. “Është një prej gjërave që Microsoft është duke bërë, për të cilën ne mendojmë se ndihmon shumë. Duke vendosur një instance të makinës virtual Xp në SKU (modele) të rangut më të lart. Kjo është një alternativ për përshtatje. Ne plotësisht përkrahim këtë në produktet dhe shërbimet tona konsultuese” përfundoi Ward.

 

 

Lajmet e fundit>