Vëzhgim

Dell do të lançojë laptopin e parë touch-screen

Mar 10 2009
0 Shpërndarje
Dell do të lançojë laptopin e parë touch-screen

altDell pritet që ta lançojë laptopin më të ri Latitude E6400 XFR që është një laptop touch-screen (me mundësi operimi përmes prekjes apo gishtave).

Kompania po ashtu bën të ditur se laptopi është i qëndrueshëm edhe ndaj rrëzimeve nga lartësia, pluhurit dhe presionit të ujit. Ky model është dizajnuar sipas kërkesave të Ushtrisë Amerikane, gjë që edhe shpjegon ndërtimin e fortë të laptopit.

Modeli Latitude E6400 XFR mund t’u bëjë ballë shiut dhe erës së fortë derin në 70 kilometra në orë, temperaturës prej -20 deri 65 gradë celsius dhe po ashtu mund të punojë për një orë të plotë edhe në lartësinë prej 4500 metrash.

XFR peshon 3.87 kilogramë, ka ekran 14.1 inç dhe ka procesor Intel Core 2 Duo. Tipar tjetër i laptopit është edhe kartela grafike që mund ta mbështesë RAM memorien deri në 8GB dhe harddiskun deri në 120GB.

Dell Latitude E6400 XFR ka sitem operativ Vista dhe po ashtu ka edhe Wi-Fi, 3G dhe GPS. Ky model do të jetë i mundshëm që nga sot në Amerkë, Kanada, Francë, Spanjë, Britani të Madhe, Gjermani dhe Itali për një çmim prej 4,299 dollarësh.

Lajmet e fundit>