Biznes

Dell do t’i paguajë Microsoft-it honorarët për Android dhe SO Chrome në marrëveshjet e licencimit

Mar 27 2014
0 Shpërndarje
Dell do t’i paguajë Microsoft-it honorarët për Android dhe SO Chrome në marrëveshjet e licencimit

2013-10-24_02-54-34-1.0_standard_800.0Microsoft dhe Dell kanë bërë një marrëveshje për licencat e patentuara sipas të cilës Dell duhet të paguajë honorarë për Microsoft-in për shitjet e veta për pajisjet që përdorin Android dhe SO-n Chrome. Dell pritet që të bëjë licencimin edhe të patentave të Microsoft-it që kanë të bëjnë me konsollat Xbox, duke bërë kështu zvogëlimin e pagesave të veta të honorarëve duke u bazuar në shitjet e konsollave të kompanisë Microsoft.

Microsoft ka bërë marrëveshje të tilla gjatë viteve të fundit: patentat e kësaj kompanie iu ofrojnë shumë prodhuesve mbrojtje nga çështjet gjyqësore në lidhje me Android-in dhe SO-n Chrome, duke e bërë njëkohësisht rritjen e çmimit të atyre sistemeve operative dhe duke gjeneruar të ardhura për kompaninë Microsoft.

Në vitin 2012, Microsoft tregoi që 70 për qind e telefonëve me Android të shitur në SHBA mbuloheshin nga njëra nga marrëveshjet për licenca, duke përfshirë ato nga Samsung dhe HTC. Marrëveshjet e licencave për pajisjet me SO-n Chrome kanë ndodhur për disa vite – dhe nëse vazhdon popullariteti i këtij sistemi, ka mundësi që do të arrihen edhe më tepër fitime nga ato marrëveshje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>