Lajmet

Dell humb procesin gjyqësor për praktika mashtruese

May 25 2009
0 Shpërndarje
Dell humb procesin gjyqësor për praktika mashtruese
 
Dell do të paguajë 3.85 milion dollarë për 46 shtete në SHBA, pas një marrëveshje gjyqësore për rastin e praktikave mashtruese që kompania ka përdorur për shitjen e produkteve të veta.
 
Dell do t’ju ofrojë dëmshpërblim konsumatorëve të cilët kanë pasur probleme me promovimet financiare, ofertat për rabatet dhe rregulloret e riparimeve, bën të ditur prokurori i përgjithshëm. Kompania do të paguaj 1.5 milion dollarë në një llogari dëmshpërblimi dhe me pjesën tjetër do të rimbursojë kostot legale dhe shpenzimet e tjera, njoftohet nga Dell, përfaqësuesit e të cilit pranojnë se kanë vepruar gabim.
 
Shtetet kanë filluar të hetojnë praktikat e shitjes së Dell, pasi kanë marrë disa ankesa. PC World ka realizuar disa intervista dhe hulumtime rreth këtyre deklaratave që nga mesi i vitit 2007 (shikoni find.pcworld.com/62325). Ankesat e konsumatorëve radhiten nga ata që kurrë nuk kanë marrë rabatin e premtuar, deri tek kamatat e larta për oferta që janë deklaruar të jenë pa kamatë, deri tek problemet me përdorimin e garancisë së tyre, bëhet e ditur nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm i Uashington.       
 
“Marrëveshjet që Dell ka bërë dhe kushtet që blerësit e kompjuterëve kanë menduar se kanë marrë, nuk janë zbatuar gjithmonë”, thotë në një deklaratë Katherine Tassi, asistente e Prokurorit të Përgjithshëm.
Konsumatorët mund të kërkojnë dëmshpërblim nëse kanë blerë ndonjë produkt midis 1 prillit 2005 dhe 31 prillit 2009, dhe nëse kanë ndonjë ankesë, duke u bazuar në kontratat e tyre. Afati i fundit për dorëzimin e ankesave është 13 Prill. Për më shumë detaje, se si të veproni, zgjidhja më e mirë është një vizitë në faqen e Shoqatës Kombëtare të Prokurorit të Përgjithshëm (find.pcworld.com/62324).
 
Kjo çështje prek vetëm një përqindje të vogël të dhjetëra miliona konsumatorëve të Dell, që kanë blerë pajisje në këtë periudhë katër vjeçare, bën të ditur
Dell në një deklaratë. “Kompania ka adresuar më parë çështjet direkt me shumicën e konsumatorëve, para se shteti të hynte në këtë çështje” bëjnë të ditur nga Dell.
 
Dell është pajtuar të ofrojë gjithashtu shpjegime të mëtejshme për t’u siguruar që konsumatorët janë plotësisht të informuar rreth ofertave të tyre për financime dhe shërbime.
 
“Kjo marrëveshje i siguron konsumatorët e Dell se do të marrin të gjithë informacionin rreth ofertave promocionale. Kompania do të ndryshojë praktikat e biznesit, që t’i ndihmojë konsumatorët të informohen rreth zgjedhjeve të produkteve dhe shërbimeve”, deklaroi Martha Coakley, përfaqësuese e prokurorit të përgjithshëm të Masaçusets.

 

Lajmet e fundit>