Harduer

Dell ka shitur kompjuterë me defekte

Jun 30 2010
0 Shpërndarje
Dell ka shitur kompjuterë me defekte

Rreth 12 milion desktop OptiPlex, nga viti 2003 deri në vitin 2005 janë dërguar nga Dell me kondensatorë të pllakës amë të cilët kanë pasur defekte, dhe sipas e-mail mesazheve të shpalosura gjatë këtyre ditëve, punëtorët e Dell kanë qenë në dijeni për defektet për tre vite me radhë.

Në vitin 2005 Dell tentoi të zbus problemet me defektet dhe ndau 300 milion dollarë për të mbuluar shpenzimet e zëvendësimit dhe riparimit të sistemeve, por kjo nuk mjaftoi.

Zinxhiri furnizues, të cilin ende e përdor edhe sot Dell, gjithashtu është fajësuar për defektet në sisteme për shkak se ata kanë bërë ndërtim në bazë të politikave të lira dhe kanë përdorur komponentete të lira që janë blerë në minutën e fundit vetëm për të mbuluar porositë.

Duhet theksuar se problemi i kondensatorit të pllakës amë nuk është unik për Dell, pasi që edhe prodhues tjerë si Apple e HP gjithashtu kanë qenë të ndikuar, e edhe prodhues të pllakave amë si ASUS e MSI, nuk mbetën anash telasheve.

I vetmi dallim mes Dell dhe të tjerëve ka qenë fakti se kjo kompani ka qenë joserioze në zgjidhje e telasheve, kurse të tjerët kanë qenë shumë më aktiv në këtë aspekt.

Lajmet e fundit>