Lajmet

Dell lançon laptopin Adamo

Mar 17 2009
0 Shpërndarje
Dell lançon laptopin Adamo

altMë në fund kompania Dell do të lançojë laptopin Adamo që mund të jetë kundërpërgjigja e krijuesve të kompjuterëve ndaj laptopëve të hollë (ultra-thin) të Apple, Macbook Air.

Adamo ka dritë dhe ka një dizajn të hollë, që mundëson të mbahet edhe me gishta. Laptopi është i hollë  16.39mm, ka ekran 13.4 inç dhe peshon 1.8 klogramë. 

“Ky model nuk ka për qëllim blerësit e thjeshtë pasi ka një çmim të lartë prej  2 mijë dollarësh.” – tha John New, menaxher i produkteve të marketingut në Dell

Laptopi përdor teknologjitë e reja që mund ta bëjnë makinën shumë të shpejtë. Adamo ka ultra-low power Intel procesor, mbështet DD3 memory dhe ka hapësirë SSD. Bateria e ndërtuar brenda laptopit mund të qëndrojë prej 4 deri në 5 orë përdorim.

Dell e ka sakrifikuar madhësinë për të sjellë më shumë funksionalitet “ thotë John New. Laptopi ka 128GB SSD, Intel Core 2 Duo SU9300 proscesor që punon me 1.2 GHz dhe 2GB nga 3DD memory. Ndërkohë po i njëjti laptop por me performansa më të larta si Intel Core 2 Duo SU 9400 processor që punon me 1.4GHz dhe 4GB nga DD3 memory, kushton 2,699 dollarë.

alt

 

Lajmet e fundit>