Lajmet

Dell lanson Inspiron Mini 10

Feb 20 2009
0 Shpërndarje
Dell lanson Inspiron Mini 10

Kompania Dell po përpiqet të rrisë shitjet duke ofruar minilaptopët Inspiron Mini 9 bashkë me serinë e re Dell Inspiron Mini 10, që do të dalë në shitje në sitin zyrtar të Dell (dell.com) më 26 shkurt. Mini 10 ka një mori tiparesh. Peshon 1.3 kilogram, është i gjerë, ka ekran 10.1 inç dhe tastierë shumë të përshtatshme.
Ky model vjen me 1GB RAM, me sistem operativ Windows XP, Wi Fi dhe webcam.
Mini 10 ka një port HDMI, të mirat e të cilit janë shumë të kufizuara, përveç rastit kur planifikoni të ruani në harddiskun prej 160GB, video high-definition.
Tipare të tjera që do t’i shtohen këtij laptopi gjatë vitit janë Tv Tuner dixhital dhe rezolucioni high-definition. Një gjë shumë interesante për këtë lloj laptopi është se ai do prodhohet në 6 ngjyra: i bardhë, i zi, i gjelbër, blu, i kuq dhe rozë.

 

Lajmet e fundit>