Lajmet

Dell lançon produkte menaxhuese dhe serverë të rinj

Mar 30 2009
0 Shpërndarje
Dell lançon produkte menaxhuese dhe serverë të rinj

altTë mërkurën Dell ka lançuar serverë të rinj dhe produkte për sisteme menaxhuese që do ta lehtësojnë konfigurimin dhe menaxhimin e infrastrukturës së serverëve.

“Buxhetet janë nën presion gjatë krizës ekonomike, ndërsa produktet më të reja do të ndihmojnë ndërmarrjet të kryejnë detyrat përmes pajisjeve të virtualizuara dhe reduktimit të shpenzimeve të harduerëve” – thotë Brad Anderson, nënkryetar i Dell.

Dell po ashtu synon t’i pajisë serverët me tipare që mund ta reduktojnë energjinë.  Kompania është duke prezantuar serverët e rinj PowerEdge11 që janë të bazuar në modelin NehalemIntel. Serverët do të përdorin procesorët Xeon nga Intel, të cilët janë të dizajnuar ta rrisin shpejtësinë e sistemit si dhe performansën.

Dell po ashtu ka lançuar edhe Managemant Console, e cila do t’i sjellë të gjitha pajisjet dhe detyrat menaxhuese në një aplikacion të vetëm, duke e bërë të lehtë menaxhimin burimeve të harduerëve dhe softuerëve ndër pajisjet e virtualizuara.

 

Lajmet e fundit>