Harduer

Dell Lightning, smartphone i parë nga Dell me Windows Phone 7

Apr 22 2010
0 Shpërndarje
Dell Lightning, smartphone i parë nga Dell me Windows Phone 7

I quajtur Dell Lightning, do të jetë smartphone i parë i prodhuar nga Dell që do të përdorë Windows Phone 7 dhe do të jetë i pajisur me një bashkësi veçorish duke përfshirë procesor 1GHz Qualcomm, një ekran 4.1 inç WVGA OLED, dhe një kamerë 5 megapikselëshe me autofokus të integruar.

Specifikat tjera përfshijnë WiFi, GPS, Bluetooth dhe akselerometër si dhe sensor të lëvizjes, plus gati harruam të përmendim se Lightning, do të ketë edhe kompas digjital. Gjithashtu celulari i ri i Dell do të sjellë port për kartela të memories microSD si dhe një bateri 1400 mAh.

Dell Lightning ka një dizajn me tastierë rrëshqitëse QWERTY dhe duket se do të paraqitet në çerekun e katërt të këtij viti, megjithëse detajet rreth çmimit nuk janë bërë të ditura.

Gjatë ditës së sotme janë paraqitur edhe disa detaje të reja rreth tre celularëve tjerë të mençur të Dell, të emëruar Thunder, Smoke dhe Flash, të cilët do të  paraqiten më vonë gjatë këtij viti.

Dell Thunder do të ketë ekran 4.1 inç WVGA OLED dhe kamerë 8 megapikselëshe, Smoke do të bartë ekran 2.8 inç QVGA, tastierë të integruar QWERTY si dhe Android 2.2 “Froyo”, kamerë 5 megapikselëshe ndëras Dell Flash do të ketë ekran 3.5 inç WVGA, kamerë 5 megapikselëshe, port microSD, etj

Për fat të keq asnjë detaj tjetër rreth çmimit apo datës së paraqitjes nuk është bërë i ditur as për këto pajisje.

Lajmet e fundit>