Lajmet

Dell liron nga Bloatware laptopët Vostro

Apr 7 2009
0 Shpërndarje
Dell liron nga Bloatware laptopët Vostro

altDell ka prezantuar laptopët e vegjël për biznes, të cilët do të jenë të liruar nga bloatware. Kjo gjë do të mund të ndihmonte në përmirësimin e sistemit dhe ruajtjen e hapësirës. Laptopët Vostro do të ngarkohen vetëm me programet që vetë blerësit do t’i kërkojnë, bëhet e ditur nga kompania Dell.

Bloatware referohet në një sistem që krijuesit e laptopëve, zakonisht e ngarkojnë në makinat e reja. Bloatware mund të shkaktojë dhembje koke për përdoruesit ngase largon burimet e sistemit, zvogëlon hapësirën dhe po ashtu mund të krijojë lëshime sigurie.

Laptopët janë qëllim i blerësve me buxhet të vogël dhe përfshijnë lloje të hapësirave të fundit, siguri dhe teknologji për video konferenca. Laptopët po ashtu mbështesin solid-state drive (SSD) storage që është më e shpejtë dhe më efikase. Madhësia e ekranit të laptopit është 13.3 inç për Vostro 1320, 15.4 inç për Vostro 1520 dhe 17 inç për Vostro 1720.

Laptopët kanë edhe siguri të përmirësuar duke përfshirë lexuesin e shenjave të gishtërinjve. Laptopët do të vijnë me Intel Core 2 Duo procesor, ndërsa si sistem operativ do të kenë Windows Vista me mundësi të kalimit në Windows XP. Sistemi mbështetet nga një memorie prej 8GB te DDR2 dhe 320GB hapësirë në harddisk. Laptopët do të jenë të mundshëm që nga sot përmes EMEA në Evropë, ndërsa çmimi fillestar i laptopëve do të jetë 569 dollarë për modelin 1320, i cili peshon 1.86 kilogramë.

 

Lajmet e fundit>