Harduer

Dell paraqet tre kompjuterë të rinj “Të gjitha në një”.

May 30 2012
0 Shpërndarje
Dell paraqet tre kompjuterë të rinj “Të gjitha në një”.

Dell ka shfaqur një set të ri kompjuterësh “Të gjitha në një” (All-in-one), duke përfshirë një shtesë të re kompjuterësh për ata që duan një Apple iMac por pa e blerë një të tillë.

Kompjuterët e rinj Windows shfaqin të gjitha karakteristikat që përdoruesi pret nga një desktop që është gjithëpërfshirës si procesor Intel Core “Ivy Bridge” i gjeneratës së tretë, një sasi shumë të madhe RAM-i dhe hapësirë e madhe e diskut dhe një ekran shumë të bukur. 

Por nëqoftëse, po kërkoni që të keni ekranin me prekje të Windows 8 këtë vit, sugjerohet që të qëndroni larg nga këto kompjuterë pasi Dell nuk ka plan të shfaqë ekran me prekje në këto versione “Të gjitha në një”. 

Një nga produktet më të mira në këto versione është XPS One 27, i cili karakterizohet me një ekran WLED 27 in, Quad HD me rezolucion 2560×1440. Kompjuteri desktop gjithashtu karakterizohet nga një procesor Core i5 ose i7 Ivy Bridge, GB RAM DDR3, 1 Tera-Byte (1024 GB) hard disk me një përmirësim të leximit të disqeve Blu-ray, një Ueb kamera HD, Bluetooth 4.0, Wi-Fi, 4 porte USB 3.0 dhe 2 të tjera 2.0, një ndërfaqës Multimedial HD (HDMI), 8 lexues kartelash dhe Windows 7 Home Premium. Të gjitha këto me një çmim prej 1,400$. 

Versionet e tjera të prezantuara nga Dell janë edhe One 23 dhe One 20. Versioni Inspiron 23 karakterizohet nga një procesor Sandy Bridge Core i3, i5 ose i7, një ekran 23 inçësh WLED HD me 1080p rezolucion, 2GB RAM DDR3, dhe 500GB hard disk. Gjithashtu, ky version përfshinë dhe leximin e disqeve Blue-ray, 4 porte USB 3.0 dhe 2 porte USB 2.0, Bluetooth 4.0, Wi-Fi, një ndërfaqës Multimedial HD (HDMI), 8 lexues kartelash, një Ueb kamera HD dhe Windows 7 Home Premium, me një çmim rreth 750$. 

Versioni tjetër Inspiron One 20 ka procesor Intel Dual Core ose Sandy Bridge Corei3, 20 inç ekran WLED me një rezolucion 1600*900, 2GB RAN DDR3, 500GB hard disk, leximin e disqeve Blue-ray, 5 porte USB 2.0, Bluetooth 4.0, Wi-Fi, 8 lexues kartelash, një Ueb kamera HD dhe Windows 7 Home Premium. Kjo pajisje kushton rreth 530$. 

Të tre këto versione do të jenë të disponueshme në dyqanet e Dell në Amerikë gjatë javëve të ardhshme. (PCWorld Albanian)

Tags >

dell
Lajmet e fundit>