Lajmet

Dell përjeton humbje katastrofale të profitit

May 29 2009
0 Shpërndarje
Dell përjeton humbje katastrofale të profitit

Kompania e mirënjohur e harduerit Dell është ende duke pritur për një fund në tregun e PC-ve, duke dhënë sinjale se gjërat mund të shkojnë edhe më keq.
Rezultatet më të fundit të kompanisë në fjalë kanë treguar një rënie të profitit prej 63%, dhe një rënie tjetër të të hyrave prej 23%. Është raportuar se nuk ka pasur ndonjë përmirësim në kërkesat përgjatë tërë linjës, duke përfshirë shitjet e laptopave, desktopave dhe serverëve.
Dell bëri të ditur një profit prej 290 milion dollarë për këtë çerek, në krahasim me 784 milion dollarë që ishin në periudhën e njejtë një vit më parë. Kurse në shitje 12.34 miliardë dollarë, në krahasim me 16.08 miliard që ishin një vit më parë. Megjithëse Dell ka tentuar të riformojë veten si një kompani e orientuar kah konsumatorët, shkrirja botërore ekonomike ka shuar shumë prej këtyre planeve.  Pavarësisht se ka shitur më shumë PC për konsumatorë të hyrat kanë rënë në 2.8 miliard dollarë, një rënie prej 16% me vitin e kaluar.
Dhe gjërat shkojnë keq gjithashtu edhe me divizionin e shërbimeve, i cili ka rënë për 8 %, prej çereku në çerek e prej viti në vit. Shitjet e laptopave kan rënë për 20 përqind, vit më vit. Desktopët 34 përqind, prej viti në vit. Shitjet e serverëve për 31 përqind, çerek më çerek, vit më vit.
Më herët gjatë kësaj jave, figurat nga IDC treguan se tregu i serverëve x86 është në rrezik. Edhe Intel edhe AMD kanë paralajmëruar se shitjet për korporata dhe organizata të mëdha mbeten statike, pasi që shefat financiar kanë dështuar të hapin kuletat e tyre mbi frikën se gjërat do të keqësohen.

 

Lajmet e fundit>