Harduer

Dell përshëndetet nga Streak 5

Aug 15 2011
0 Shpërndarje
Dell përshëndetet nga Streak 5

Sot për një kompani është një ditë e zymtë, përkatësisht për një produkt të quajtur Streak 5, një kombinim tablet/celular i kompanisë Dell që është paralajmëruar me të madha para lansimit në treg dhe tani po largohet me një faqe të dedikuar nga Dell. 

Është e qartë se produkti ka pasur shumë rëndësi për këtë kompani, dhe më i qartë është edhe fakti se kjo do të ketë një ndikim në portofolin mobil të së ardhmes të kësaj kompanie. 

Sipas Dell, “Ka qenë një udhëtim i shkëlqyer” dhe sigurisht shumë pajtohen me këtë, megjithatë shpresat janë të larta se DELL do të shpalos një pasardhës në CES që do të mbahet pas disa muajve. Sido që të jetë, lamtumirë Streak 5 e mirë se vjen produkt i së ardhmes Streak  6 apo diçka tjetër…/pcworldalbanian

Lajmet e fundit>