Biznes

Bien për 48 përqind të ardhurat e Dell

Mar 2 2009
0 Shpërndarje
Bien për 48 përqind të ardhurat e Dell

altTë ardhurat e kompanisë Dell kanë pësuar rënie prej 48 përqind gjatë tre muajve të fundit. Kështu është bërë e ditur nga kompania, e cila po ashtu ka njoftuar se do të ulë shpenzimet në 4 miliardë dollarë deri në fund të viti 2011.

 

Dell regjistroi të ardhura neto prej 351 milionë dollarësh për tre mujorin e fundit që është një rënie prej 48 përqind, krahasuar me 679 milionë dollarë sa ishte fitimi i tre mujorit të viti të kaluar.

Analistët e anketuar nga Thomson Reuters kanë pritur që të ardhurat të jenë të paktën 496 milionë dollarë. Të ardhurat vjetore kanë rënë në 13.4 miliardë dollarë që është 16 përqind më pak se vitin e kaluar.

Ndërkohë drejtori  Michael Dell thotë se kompania ka zvogëluar edhe IT shpenzimet derisa ekonomia botërore të përmirësohet.

Sidoqoftë Dell është duke marrë edhe hapa të tjerë për t’i ulur shpenzimet për t’u adaptuar me krizën ekonomike botërore.

 

Lajmet e fundit>