Intervista

Dell: Po të isha si Jobs do ta mbyllja kompaninë dhe do ti ktheja paratë aksionarëve (1997.)

Feb 6 2013
0 Shpërndarje
Dell: Po të isha si Jobs do ta mbyllja kompaninë dhe do ti ktheja paratë aksionarëve (1997.)

D“Mos luaj me fatin” — do të thoshin disa, ndërsa të tjerët do të thoshin “Mos u bëj të tjerëve atë që nuk do të donin të ta benin ty”.

Këto që mendonte Michael Dell në vitin 1997 për kompaninë Apple i ka ndodhur sot atij.

Kur Steve Jobs u kthye në kompani me 1997, atëherë ne situatë të trazuar, Michael Dell drejtor ekzekutiv i një kompanie shumë të sukseshme të cilën e krijoi vet, në pyetjen se çfarë do të bënte në vend të Steve Jobsi-it u përgjigj si në vijim:

“Do ta mbyllja kompaninë dhe do t’ua ktheja paratë aksionerëve”

Sot, 16 vjet më vonë duket se kjo gjë i është kthyer atij mbrapsht si një bumerang. Edhe pse Steve Jobs nuk është më në këtë botë, Apple po punon më mirë se kurrë dhe tashmë është në krye të kompanive më të fuqishme në botë vlera e së cilës varion prej 400 deri 700 miliardë dollarë.

Dell nga ana tjetër është kompani vlera e së cilës gjatë vitit të kaluar është përgjysmuar dhe u fut në probleme të mëdha që gjë bëri bordin në krye me Dell-in ta kthejë kompaninë në pronësi private. Disa thonë se këtu arriti epoka e re për kompanitë e vjetra teknologjike. (PCWorld Albanian)

Tags >

dell
Lajmet e fundit>