Harduer

Dell Precision M4500

Mar 9 2010
0 Shpërndarje
Dell Precision M4500

I riu 15.6 inçësh nga Dell, Precision M4500 është i paketuar me fuqinë e vëllait të tij më të madh M6500, por ka një paketim më mobil. Si rrjedhojë e zvogëlimit të produktit disa specifika janë larguar, por Dell ju ofron mundësinë që të zgjidhni një procesor Core i5 ose Core i7, të cilët mund të shkojnë deri në Core i7-920XM Quad Core Extreme Edition, si dhe ju mundëson Nvidia Quadro FX 1800M apo 880M.

Dell Precision M4500 ka një rezolucion ekrani prej 1920×1080 piksela dhe i cili është një LED HD+ sRGB, me gamë të plotë të ngjyrave.

Veçori tjera përfshijnë një tastierë me ndriçim, kartelë memorie SSD me kapacitet prej 64GB për konfigurim të dyfishtë të njësive, kamerë 3 megapikselëshe, trackpad multitouch, Precision ON, dhe çip wireles Gob 2.0.

Dell thekson se pavarësisht fuqisë së tij, M4500 sjellë deri në 7 orë e 40 minuta jetëgjatësi të baterisë, me opsione për bateri 9 qelizore.

Dell M4500 është i trashë 1.1 inç dhe ka një peshë prej vetëm 2.75 kg. Sipas të gjitha gjasave do të duhej të ofrohet në treg brenda një periudhe shumë të shkurtë me një çmim prej 1.700 dollarë.

Lajmet e fundit>