Harduer

Dell prezanton nettopët shumëngjyrësh Inspiron Zino HD.

Nov 11 2009
0 Shpërndarje
Dell prezanton nettopët shumëngjyrësh Inspiron Zino HD.

Dell ka prezantuar një seri shumëngjyrëshe kompjuterash të vegjël nën emrin e Inrpiron Zino HD, i cili tenton të konkurojë Mac mini nëpërmjet një alternative Windows. Nettopi i ri ka përmasa 19.8 x 19.8 x 8.6 cm, peshon rreth 1.6 kg dhe ajo që është më e rëndësishme; ka një fuqi përpunuese më të përshtatshme se ajo që ofrojnë zgjithje të ngjashme të bazuara në Intel Atom.

Inspiron Zino HD ka në qëndër të tij një procesor AMD Athlon 2650E prej 1.6 GHz në konfigurimin minimal i cili mund të arrijë deri në një Athlon X2 prej 1.8 GHz, një adaptor grafik të integruar Radeon HD 3200 (apo një Radeon HD 4330 të veçantë me 512 MB memorie), 2GB DDR2 800MHz e cila mund të arrijë deri në 8GB, një hard disk me 7200 rpm i cili varion nga 320 GB deri në 1 TB, një DVD burner (apo blu ray) dhe Windows 7 Home Premium (apo Professional) 64 bit. Mbyllin specifikimet pajisja tashmë standarte me Wi-Fi 802.11n, katër porta USB, një port eSATA, lexues kartash, dalje grafike VGA dhe HDMI.

Sigurisht që me një arsenal të tillë, Zino HD është një alternativë mjaft e këndëshme dhe e fuqishme krahasuar me morinë e ofertave të pajisura me Intel Atom dhe grafikën e integruar të Intel, të dyja pjesë që janë treguar të paafta për luajtjen e videove HD apo qoftë një eksperience të rrjedhshme në përdorim. Për momentin, ky nettop simpatik duket se është i padisponueshëm në USA, por gjendet në faqen irlandeze të kompanisë, me çmimet që variojnë nga  329 në 950 euro.

Lajmet e fundit>