Harduer

Dell shpalos tablet me Windows, paraqiten edhe produkte tjera

Feb 8 2011
0 Shpërndarje
Dell shpalos tablet me Windows, paraqiten edhe produkte tjera

Edhe pse analistët kanë besuar se versioni i tanishëm i Windows nuk mund të gjejë një sistemim të mirë në tablet me ekrane të ndjeshme në prekje, Dell ka thënë se përdoruesit e saj komercial po kërkojnë një eksperiencë familjare dhe të sigurisë sikurse ajo që ofrohet nga Microsoft.

“Pse po punojmë ne ë të gjitha këto produkte? Për shkak se konsumatorët po e kërkojnë këtë prej nesh” tha Steve Lalla, menaxher i përgjithshëm i grupit punues të Dell, gjatë një eventi të kompanisë të mbajtur ditën e martë.

Dell ka ofruar edhe pamje fillestare nga tableti 10 inçësh, dhe gjithashtu ka shpalosur edhe një linjë të rifreskuar të laptopëve komercial dhe të desktop kompjuterëve. Kompania e ka quajtur këtë rifreskimin më të madh në linjën e PC-ve për sektorin e biznesit, me 39 produkte të skalitura për tu paraqitur në treg gjatë këtij viti.

“Thashethemet rreth vdekjes së PC-ve janë të ekzagjeruara” tha Rick Echevarria, menaxher i përgjithshëm i biznes platformës për klient për Intel, që dominion tregun e çipave të PC-ve por ka prezencë të vogël në tregun e tabletëve. Megjithëse shitjet e PC-ve po vazhdojnë të shohin rritje modeste, sektorët e tabletëve dhe celularëve të mençur janë duke shpërthyer. Në tregun e tabletëve dominon Apple iPad, kurse modele të shumta me Android pritet të paraqiten gjatë vitit. HP gjithashtu ka lansuar një tablet me Windows të fokusuar për biznese, por analistët kanë parashikuar shitje të dobëta. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>