Harduer

Dell sjell modele të reja në serinë XPS

Jun 28 2012
0 Shpërndarje
Dell sjell modele të reja në serinë XPS

Dell ka shtuar dy modele të reja të ultrabookëve në serinë XPS. Njëri është ultrabook 14 inçësh (XPS 14), ndërsa tjetri laptop 15 inçësh (XPS 15).

Siç edhe kemi pritur, të dyja modelet kanë procesorë të gjeneratës së tretë Intel (Ivy Bridge), dhe gjithashtu posedojnë edhe teknologjinë e fundit të ekranit, Gorilla Glass.

Ultrabooku XPS 14 ka çmim fillestar prej 1100 dollarësh. Ky ultrabook gjithashtu posedon rezolucion 1600 x 900, Intel Core i5 3317U, Intel HD seria 4000, 4GB RAM DDR3-1333, HDD 500GB 5400RPM + 32GB mSATA SSD, Ueb kamera 1.3MP, 802.11a/g/n Wi-Fi + Bluetooth, Intel WiDi, dy porte USB 3.0, port daljeje HDMI, lexues të kartelave të memorjes dhe sistem operativ Windows 7 Home Premium.

Për një shtesë prej 100 dollarësh Dell azhurnon kartelën grafike në një Nvidia GeForce GT 630 GPU.

XPS 15 ka çmim fillestar prej 1300 dollarësh, dhe posedon rezolucion 1920 x 1080, Intel Core i5 3210M, kartelë grafike GeForce GT 630M GPU. Sistemi bazë gjithashtu ofron 6GB DDR3-1600, 500GB 7200RPM + 32GB mSATA SSD si dhe drajver optik. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>