Harduer

Dell surprizon me Venue 8, një tablet Android super i hollë prej alumini

Feb 10 2015
0 Shpërndarje
Dell surprizon me Venue 8, një tablet Android super i hollë prej alumini

dellvenue87000-11.0

Tabletët Android e kanë pasur gjithmone të vështirë përballjen me tregun që nga fillimi i tyre. Për vite me rradhe prodhuesit e tabletave Android nuk po mundeshin të sillnin një produkt që do të ishte i suksesshëm derisa Google debutoi me Nexus 7, që u rendit dhe si një rival përpara tabletave të Apple. Më pas Google vendosi të sillte në treg Nexus 9 që realisht nuk pati suksesin e paraardhësit të tij Nexus 7.

Por ndërkohë kompani të tjera po mundohen të gjejnë çelësin e suksesit për ndërtimin e një tableti vërtet të mirë. Ndër to është edhe kompania Dell e cila së fundmi ka sjellë Venue 8 7000. Venue 8 kushton 399$ dhe është pjesë e një rigjenerimi të dizajnit në kompaninë Dell duke paraqitur materiale të reja dhe ekrane ‘vrasësë’.  Dy gjërat që ja vlejnë më shumë në këtë tabletë janë dizenjimi dhe kamera. Kasa e Venue 8 është e përbërë prej alumini, një material që nuk është parë në pajisjet e tjera përvec atyre të Apple. Alumini i jep përdoruesit një ndjesi luksi kur është duke përdorur tabletin. Në tërësi dizajni është tepër eficent dhe duket se çdo gjë është vendosur në mënyrë perfekte. Një karaktestikë tjetër impresionuese është ka të bëjë me faktin se tableta do të kuptojë kur ju e merrni atë në dorë dhe ekrani do të ndizet automatikisht. Ajo ka një pjesë të vecantë në një cep të sajin ku është vendi i vetëm në të cilin ju mund të mbani tabletën pa e aktivizuar atë.

Kamera është impresionuese, ajo vjen e shoqëruar më tri sensorë. Kamera kryesore 8 megapiksel shkrep foton ndërkohë që sensorët mund të masin distancën dhe të gjenerojnë informacion më të detajuar mbi foton. Venue 8 mund të funksionojë dhe si një metër dixhital i cili mund të masë objekte apo sipërfaqen mbi të cilën ju po qëndroni. Por është e rëndësishme të thuhet se ky opsion mund të funksionojë vetëm në kushte të mira ndriçimi.

Përsa i përket përmasave tableti Venue 8 mund të renditet si një tablet i ngjashëm me iPad Mini apo Nexus 7. Ky tablet ka një ekran 8.4 inç dhe është 6mm i hollë. Ndërkohë që ekrani OLED ka një rezolucion 2560×1600. Ngjyrat e ekranit janë tepër të përshtatshme për lojra dhe filma. Dhe në përshtatje me dizajnin e saj unik, Venue 8 përdor një proçesor Intel, 2.3GHz quad core Atom të shoqëruar nga 2GB RAM duke ofruar një eksperiencë të shpejtë. Çipi Atom është gjithashtu tepër efiçent. Tableta ka një hapsirë memorie 16GB dhe përdor sistemin operativ Android 4.4 KitKat. Kështu që nëqoftëse po mendoni të blini një tablet konsiderojeni Venue 8 si një alternativë të mirë dhe ekonomike. (PC World Albanian)

Tags >

dell
Lajmet e fundit>