Harduer

Dell UltraSharp 32 Ultra HD është një monitor me rezolucion 8K me çmim 5,000 dollar

Jan 5 2017
0 Shpërndarje
Dell UltraSharp 32 Ultra HD është një monitor me rezolucion 8K me çmim 5,000 dollar

Dell UltraSharp 32 UltraHD 8k Monitor UP3218KDell ka vendosur të kapërcejë epokën 4K me monitorin 32 inç UltraSharp HD 8K. Aq mahnitës sa ngjan ky lajm, aq e mundur është që kompjuterat tanë të arrijnë ta vënë në funksion të pakten.

Monitori i cili del në shitje nga data 23 Mars kushton plot 4,999 dollar tha Dell. Do të shitet në vetëm 12 shtete me në sasi të limituar.

Ka një rezolucion 7680 x 4320 piksel me 33.2 milion piksel dhe mbi 1 milion ngjyra. Ka një frekuencë prej 60Hz dhe pamje këndore prej 178 gradësh.

I ndërtuar prej alumini, monitor ka një kornizë prej 9.7 mm. Ky është ndër monitorët e parë me rezolucion 8K dhe kompania Japoneze Sharp ka eksperimental me një të tillë në lojërat Olimpike.

Edhe vetë Dell e pranon se këto monitorë nuk janë për të gjithë. Është ndërtuar për arkitektët të cilët kërkojnë detaje ose krijuesit e përmbajtjeve. Megjithatë ngelet një objektiv joshës edhe për adhuruesit e lojërave.

Monitori ka dy porta ekrani 1.1, HDMI 2.1, katër porta USB 3.0 dhe një portë MHL. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>