Harduer

Dell XPS 13 për herë të parë vjen me procesorë katër bërthamësh

Aug 29 2017
0 Shpërndarje
Me fjalë të tjera laptopi do të ketë një rritje të ndjeshme të performancës në pasqyrimin e videove, modelimin 3D dhe transmetimet live HD. Dell XPS 13 për herë të parë vjen me procesorë katër bërthamësh Photo Source: Dell

Dell XPS 13 është një prej laptopëve Windows më të mirë që mund të blini prej vitesh. Ditën e djeshme kompania solli një përditësim të rëndësishëm: XPS 13 do të ketë procesor katër bërthamësh.

Pak ditë më parë Intel zbuloi gjeneratën e 8-të të procesorëve, Kaby Lake R, duke rritur performancën me shtimin e numrit të bërthamave dhe jo frekuencës.

Me fjalë të tjera laptopi do të ketë një rritje të ndjeshme të performancës në pasqyrimin e videove, modelimin 3D dhe transmetimet live HD.

Në të vërtetë Dell thotë se laptopi do të ketë 40% më shumë performancë sesa gjenerata e kaluar pa sakrifikuar jetëgjatësinë e baterisë.

Procesorët me katër bërthama kanë qenë një prej arsyeve kryesore pse përdoruesit blinin një laptop 15 inç përkundur një 13 inç.

Edhe pse XPS 15 do të vijojë të jetë më e fuqishme, diferencat mes laptopëve 13 inç dhe 15 inç janë humbur pothuajse.

Laptopi del në shitje më 12 Shtator ndërsa së shpejti edhe laptopët e tjerë popullorë do të kalojnë në Kaby Lake R. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>