Lajmet

Dell 54% rënie në fitime; premton rikthim vitin e ardhshëm

Nov 21 2009
0 Shpërndarje
Dell 54% rënie në fitime; premton rikthim vitin e ardhshëm

Përveç blerjes së Perot Systems muajin e kaluar, nuk ka patur shumë shenja të tjera pozitive gjatë tremujorit që shkoi. Dërgesat gjithashtu kanë pësuar një rënie prej 5 përqind.

Përfaqësuesi i lartë financiar Brian Gladden vuri në dukje se kishte mjaft inventar të bllokuar dhe kërkesë mjaft të dobët për sisteme të parapregatitura me Windows 7, dhe kjo sipas tij është diçka që ndikon mjaft keq këtë tremujor.

Ai gjithashtu theksoi se dell ka punuar mjaft për të reduktuar kostot dhe për të rindërtuar biznesin e ndërmarrjeve. Vitin e kaluar, kompania u godit mjaft rëndë për shkak se një pjesë e mirë e investimeve të sajë ishin në biznese, por gjërat po shkojnë për mirë tani sipas Gladden.

Sipas Michael Dell, CEO-ja themelues i kompanisë, priten mjaft porosi nga kompanitë duke nisur nga fillimi i vitit që vjen, kjo si pjesë e “ciklit ripërtëritës” të tyre.

Lajmet e fundit>