Harduer

Dell Aero (Mini 3i) me AT&T

Mar 22 2010
0 Shpërndarje
Dell Aero (Mini 3i) me AT&T

Pajisja do të quhet Dell Aero dhe sipas të gjitha gjasave do të shitet në kuadër të operatorit mobil AT&T.

Kur ishte shpalosur Mini 3 veçohej me një ekran 3.5 inç të ndjeshëm në prekje, kamerë 3 megapikselëshe me 8x zoom digjital dhe aftësi për video incizim në 30 frame për sekondë.

Pritet që të ketë specifika të ngjashme dhe tek Dell Aero, megjithëse duket se do të veçohet me një ndërfaqe tërësisht të ridizajnuar dhe gjithashtu pritet të ketë 3G, megjithëse modeli Kinez ka vetëm 2G/EDGE.

Nuk ka ndonjë detaj zyrtar ende rreth datës kur do të paraqitet Dell Aero që punon në platformën Android, por në momentin që do të ketë diçka ne do t’ju njoftojmë.

Lajmet e fundit>