Harduer

Dell do të lansojë celularin brenda disa ditëve në Kinë

Aug 10 2009
0 Shpërndarje
Dell do të lansojë celularin brenda disa ditëve në Kinë

Vazhdimisht jemi duke tentuar të kuptojmë informacione të mëtutjeshme mbi këtë produkt por linjat tona këtu janë të holla.

Ka pasur raporte se Dell do të lansojë një celular në tregun Kinez gjatë muajve të ardhshëm, ku është supozuar se partnerë operativ do të jetë China Mobile në një rast dhe China Unicom në një rast tjetër.

Gjithashtu ekziston një spekulim mjaft i theksuar mbi sistemin operativ, por supozojmë që bëhet fjalë për Android. Gjatë muajve të fundit Dell gjithashtu ka punuar me Google në një kompjuter tablet të fuqizuar nga Android. Por në prill Reuters kishte një raport që bënte të ditur se Dell mund të krijojë një sistem të vetin operativ në bashkëpunimin me prodhuesin softuerik Red Office, të bazuar në Kinë.

Ajo që kemi dëgjuar mbi harduerin e pajisjes së Dell është; ngjashmëria me iPhone, ekrani i ndjeshëm në prekje dhe mungesa e tastierës fizike. Diçka më shumë nuk posedojmë. Mbani një sy më afër ueb faqes kineze të Dell.

Lajmet e fundit>