Harduer

Dell paraqet një tablet 10 inçësh pak më ndryshe

Sep 15 2010
0 Shpërndarje
Dell paraqet një tablet 10 inçësh pak më ndryshe

Tableti i ri i Dell ka një tastierë fizike të fshehur nën ekranin e ndjeshëm në prekje. Në një far forme ky produkt mund të quhet një hibrid “kabriolet” laptop/tablet, sepse në fakt edhe kështu është. Përdoruesit mund ta hapin pajisjen të rrotullojnë ekrani dhe të përdorin një tastierë fizike. Ky dizajn adreson një prej shqetësimeve kryesore në iPad, përkatësisht atë që është vështirë të jesh produktiv kur përdor një tastierë virtuale.

“Ka kohëra kur ju duhet të bëni punë me këta tablet. Ata janë të shkëlqyer për argëtim, por kur bëhet fjalë për produktivitet, këto pajisje qëndrojnë prapa” tha një përfaqësues i Dell para se të shpaloste tastierën para të pranishmëve në panair.

Procesori dual-core Atom në këtë tablet/laptop të Dell sjellë fuqi në lëvizje dhe për sistemin operativ Windows 7. Përveç këtij procesori Dell, nuk bëri as gëk as mëk sa i përket specifikave tjera apo datës së paraqitjes në treg. /pcworld.al

Lajmet e fundit>