Biznes

Dell rritë ofertën për blerjen e 3PAR

Aug 26 2010
0 Shpërndarje
Dell rritë ofertën për blerjen e 3PAR

Oferta më e fundit e Dell prej 24.30 dollarë për aksion, është 30 cent më shtrenjtë sesa oferta e HP-së, ndërsa vetë kjo kompani ka thënë të enjten se bordi i drejtorëve të 3PAR ka pranuar ofertën.

Reagimet e tregut të stokut sugjerojnë se beteja e ofertave do të vazhdojë, por se ata po presin një ofertë edhe më të lartë nga  Dell. Në një hulumtim të bërë nga Reuters është gjetur se shumica e menaxherëve dhe analistëve mendojnë se do të ketë edhe një apo dy oferta tjera, dhe se çmim final i shitjes do të jetë 29 dollarë për aksion.

3PAR është kompani e specializuar në magazinim të të dhënave të nivelit të lartë, një pjesë kyçe e “cloud computing” – një teknologji në zhvillim e sipër që iu mundëson përdoruesve të kompjuterit të kenë qasje në të dhëna dhe softuer përmes internetit, duke i lejuar kompanive që të kursejnë kosto.

HP nuk ishte e gatshme për të komentuar diçka në lidhje me ofertën e Dell për 3PAR.

Lajmet e fundit>