Harduer

Dell sjellë Core i7-980X në Studio XPS 9100

Aug 3 2010
0 Shpërndarje
Dell sjellë Core i7-980X në Studio XPS 9100

Sistemi i ri fillon me një çmim prej 949 dollarë dhe përmban një 2.66 GHz Core i7 dhe bashkë me të ofrohen 3GB memorie DDR3 dhe kartelë grafike Nvidia 5120 MB G310 si dhe opsionet për Blu-Ray Disc dhe DVD +/- RW. Nëse kërkoni më shumë ju për 470 dollarë ekstra mund të merrni një Core i7-960 apo për 1.000 dollarë tjerë një gjashtë bërthamësh i7-980X.

Mundësitë tjera përfshijnë edhe konfigurimin e sistemit me deri në 24 GB memorie dhe mundësinë për të zgjedhur kartelë grafike të çfarëdoshme duke përfshirë edhe ATI Radeon HD 5970 me 2GB memorie, që do t’ju kushtojë 580 dollarë shtesë.

Si veçori standarde ofrohen 750 GB hapësirë për të ruajtur të dhëna por kjo mund të zgjerohet deri në 2TB me njësi individuale dhe mundësinë për të zgjedhur RAID 0/1. Përveç të gjitha opsioneve që u përmendën më lartë ka edhe porte HDMI, USB 2.0, eSATA dhe S/PDIF, etj dhe që të gjitha në një shtëpizë të hollë dhe me dizajn të bukur.

Lajmet e fundit>