Harduer

Dell Streak Tablet, në shitje pasnesër

Aug 11 2010
0 Shpërndarje
Dell Streak Tablet, në shitje pasnesër

Dell gjithashtu do të shes edhe versionin SIM Free të Streak që do të kushtojë 549.99 dollarë, por nuk do të keni nevojë të nënshkruani kontratë dyvjeçar, ndërsa para-porositë mund të fillojnë qysh prej ditës së nesërme.

Dell Streak veçohet me një ekran 5 inç WVGA të ndjeshëm në prekje dhe që përkrahë multitouch e plus kësaj sjellë rezolucion prej 800 x 400 piksela, ofron fuqi procesorike nga 1 GHz Qualcomm Snapdragon dhe gjithashtu ka një kamerë pesë megapikselëshe me blic LED dhe kamerë të përparme me rezolucion VGA.

Veçori tjera të Dell Streak përfshijnë 2GB memorie të integruar, një port për kartela të memories microSD që mund të përkrah kartela me kapacitet deri në 32 GB, plus 3G, Wi-Fi, Bluetooth, etj.

Lajmet e fundit>