Softuer

Demo e Dead Space 2, afër paraqitjes

Dec 8 2010
0 Shpërndarje
Demo e Dead Space 2, afër paraqitjes

Electronic Arts dhe Visceral Games janë vënë prapa atyre që simpatizojnë lojën dhe dëshirojnë të futen në aventurën më të re të Isaac Clarke, dhe sot ata kanë bërë të ditur se demo e Dead Space 2, do të paraqitet në treg gjatë këtij muaji. Gejmerët e Amerikës veriore mund të marrin demon përmes PlayStation Network dhe Xbox Live me datën 21 dhjetor të këtij viti, kurse Evropianët mund të marrin demon vetëm nga PlayStation Network duke filluar me 22 dhjetor 2010. Sa i përket gejmerëve në platformën PC, nuk është bërë e ditur nëse do të ketë demo.

Dead Space 2 ndjek hapat e inxhinierit Issac Clarke gjersa ai merr armatimet e tija dhe vazhdon të ndjek kërcënimin Necromorph në Sprawl, një stacion hapësinor që dikur ishte një makinë e lyer mirë me vaj dhe tani është e mbingarkuar me krijesa të këqija. Demoja do t’iu mundësojë gejmerëve që të shëtisin përmes Church of Unitology dhe të tentojnë armën e re Javelin si dhe të shijojnë aftësitë e përditësuara për statik dhe telekinetikë. Pritet që të ketë edhe gjëra si Zero-G, dhe natyrisht si gjithnjë, gjaku nuk do të mungojë as këtë herë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>