Softuer

Demo e H.A.W.X. 2 gati për shkarkim

Aug 16 2010
0 Shpërndarje
Demo e H.A.W.X. 2 gati për shkarkim

Pronarët e Xbox 360 do të kenë rastin që të luajnë nga e hëna, pra sot me 16 gusht, kurse pronarët e PS3 do të përcjellin këtë argëtim me 17 gusht,

Demoja do të ofrojë dy misione single-player. I pari i titulluar “Interception Course”, fillon me një pilot Rus që është i vendosur në një mision për të ndërhyrë tek një aeroplan i vjedhur. Kjo njëherësh paraqet edhe fokusimin multinacional të lojës.

Në misionin e dytë, “Seek and Destroy”, ju do të ktheheni në SHBA me një pilot tjetër në një mision të natës për të sulmuar një operacion të kontrabandës, me bomba të dirixhuara.

H.A.W.X. 2 është një projekt ambicioz, që me pjesën e parë ka pranuar reagime mjaft pozitive, kështu që diçka të ngjashme presim edhe nga pjesa e dytë. Nëse jeni adhurues i fluturimit, atëherë demoja ia vlen të testohet.

Lajmet e fundit>