Softuer

Demonstrohet versioni i përditësuar i Windows Phone 7

Jan 10 2011
0 Shpërndarje
Demonstrohet versioni i përditësuar i Windows Phone 7

Pavarësisht kësaj mungesa e informatave tjera ishte disi dëshpëruese por së paku nga një video që pamë në internet që u xhirua në kuadër të panairit CES, duket se ngritja e performancës do të jetë e theksuar.

Redaktorët e portalit Annadtech kanë arritur që të paraqesin një demo që demonstron në aksion përditësimin e ardhshëm nga Microsoft. Në videon që mund ta shihni më poshtë mund të vëreni shpejtësi më të mira në lansim të aplikacioneve dhe atë në krahasime kokë më kokë. Bejeweled është ngarkuar për 16.9 sekonda më shpejtë në një celularë të përditësuar në krahasim me versionin e tanishëm të Windows Phone 7.

Përfaqësuesi i Microsoft theksoi se kompania ka bërë një numër të gjërave për të rritur performancën por elementi më i rëndësishëm ishte mënyra sesi sistemi menaxhon memorien. E gjithashtu është konfirmuar se aplikacionet më intensive grafike do të kenë përfitimin më të madh nga përditësimi, kurse ato që bazohen më shumë në tekst nuk do të përjetojnë ndonjë ndryshim. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>