Lajmet

Dëmtohet infrastruktura e ABCom në qytetin e Korçës

Jul 12 2017
0 Shpërndarje
Kompania kërkoi reagimin e institucioneve përgjegjëse të ngarkuara me ligj në mbrojtje të investimeve të huaja në Shqipëri. Dëmtohet infrastruktura e ABCom në qytetin e Korçës

Në një deklaratë për shtyp lëshuar ditën e sotme, operatori i dytë më i madh në vend i shërbimeve fikse Albania Broadband Communications njoftoi dëmtime masive të infrastrukturës së saj në qytetin e Korçës.

“ABCom me keqardhje informon se më dt 11/07/2017, rreth orës 09:15 të mëngjesit, në qytetin e Korçës janë konstatuar dëmtime masive të rrjetit që kompania ABCom po ndërton në këtë qytet,” shprehet kompania.

Kompania kërkoi reagimin e institucioneve përgjegjëse të ngarkuara me ligj në mbrojtje të investimeve të huaja në Shqipëri.

ABCom u ngrit si një prej liderave të telekomunikacionit në Shqipëri falë shërbimit Tri-Play 3N1 duke ofruar Televizor, Internet dhe Telefon në një kabëll të vetëm.

Kompania vjen e dyta me 18.8% për nga numri i abonentëve pas ALBtelecom me 40.2%. Deklaratën e plotë mund ta lexoni këtu. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>